Shqipëria përmirësohet në Indeksin e Transparency International për Korrupsionin! Ja ku renditen vendet e rajonit

30/01/2024 09:03

Tendenca globale e dobësimit të sistemeve të drejtësisë po zvogëlon përgjegjësinë për zyrtarët publikë, gjë që lejon korrupsionin të lulëzojë.

Transparency International ka publikuar Indeksin e përvitshëm të Perceptimit të Korrupsionit dhe raportin për gjendjen e korrupsionit në botë, sipas së cilës Shqipëria po shënon përmirësim në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit në nivel të lartë, duke iu referuar punës së SPAK-ut.

Vendi ynë është vlerësuar për vitin 2023 me një pikë më shumë se vitin e mëparshëm në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke shënuar 37 pikë dhe duke u radhitur në vendin e 98-të mes 180 vendeve, sipas organizatës Transparency International.

Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria radhitet më poshtë sesa Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërsa ka respektivisht një pikë më shumë se Serbia dhe dy më shumë se Bosnja.

“Kosova ndodhet në vendin e 83, Maqedonia e Veriut në vendin e 76 dhe Mali i Zi në vendin e 63. Ndërkaq, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina renditen respektivisht në vendin e 104 dhe 108 nga 180 vende të marra nën shqyrtim”- sipas Transparency International.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA