SHBA ka kërcënuar se do të rivendosë sanksionet ndaj sektorit të naftës të Venezuelës, disa ditë pasi Gjykata e Lartë e vendit të Amerikës së Jugut miratoi një ndalim për kandidaten e opozitës, María Corina Machado.
Machado fitoi zgjedhjet paraprake për t’u bërë kandidatja e unitetit e opozitës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por këtë të premte miratoi që Machado to t’i ndalohet për 15 vite të kandidojë për poste publike.
Industria e naftës është vendimtare për ekonominë e Venezuelës, duke parë kë situatë SHBA-ja ka gjetur pikën ku të kërcënojë.
SHBA vendosi sanksione ndaj sektorit të naftës, pasi presidenti Nicolás Maduro u betua për një mandat të dytë në vitin 2019, pas zgjedhjeje me shkelje të shumta.
Këto sanksione u hoqën në tetor, pasi qeveria Maduro arriti një marrëveshje me opozitën, duke hedhur disa nga bazat për zgjedhje të lira dhe të ndershme presidenciale që do të mbaheshin në gjysmën e dytë të këtij viti.
Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në Barbados, Thesari i SHBA-së lëshoi një licencë që lejon përkohësisht transaksionet që përfshijnë sektorin e naftës dhe gazit të Venezuelës.
Por ajo theksoi në atë kohë se licenca do të rinovohej vetëm nëse Venezuela “përmbushte angazhimet e saj sipas udhërrëfyesit elektoral”, i cili përfshinte heqjen e ndalimeve të vendosura ndaj María Corina Machado dhe një numri kandidatësh të tjerë të opozitës.
SHBA kishte njoftuar më herët se do të rivendoste gjithashtu sanksionet ndaj kompanisë shtetërore të minierave të arit të Venezuelës, një tjetër burim i valutës së huaj për qeverinë Maduro.
Top Channel