Marrëveshja e pengjeve, zyrtari i lartë amerikan takim me kryeministrin e Katarit

30/01/2024 23:09

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, u takua me kryeministrin e Katarit për t’i kërkuar përpjekjet që bëhen ndaj Hamasit për të siguruar lirimin e pengjeve pa vonesë.

Ky lajm u njoftua nga Shtëpia e Bardhë, ndërkohë shtoi se Sullivan do të takohet nesër me zyrtarin e lartë izraelit Ron Dermer.

Ministri i Izraelit për Çështjet Strategjike, Dermer është një figurë e njohur në Uashington, pasi ka shërbyer si ambasador izraelit.

Ndër të tjera njoftuan se ai do të takohet edhe me familjet e pengjeve të mbetura amerikane.

Amerika ka punuar me ndërmjetësin Katar për një marrëveshje të mundshme për të liruar më shumë robër të mbajtur nga Hamasi në Gaza.

Gjatë ditës së sotme Hamasi tha se do të studionte një propozim të ri për armëpushim që kishte marrë pas bisedimeve midis Izraelit dhe negociatorëve ndërkombëtarë në Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA