Njoftimi i Elon Muskut çipi i tij i diskutueshëm i trurit Neuralink është implantuar për herë të parë tek një njeri, shkaktoi përçarje mes fansave të tij.

Një pjesë e tyre e mbështesin idenë, por të tjerë shprehen të tmerruar prej saj. Sipas manjatit të famshëm, teknologjia Neuralink synon t’i krijojë dikujt mundësinë që të kontrollojë telefonin apo ndonjë pajisje tjetër vetëm me mendjen e tij.

“Personi i parë që përfitoi një implant nga Neuralink, po e merr veten shpejt”, shkroi Musk në rrjetin social X. “Rezultatet fillestare flasin për një zbulim mjaft premtues”, shtoi shefi i Teslës, i cili sqaroi se produkti i parë i Neuralink quhet Telepathy. “Ky çip mundëson kontrollin e telefonit apo kompjuterit tuaj, dhe përmes tyre pothuajse çdo pajisje tjetër thjesht përmes mendimit. Përdoruesit e parë të tij do të jenë individë që kanë humbur aftësinë të kontrollojnë gjymtyrë e tyre. Imagjinoni pak sikur Stephen Haëking të mund të komunikonte më shpejt se një daktilografist ose drejtues ankandi. Ky është qëllimi”, shprehet Musk.

Kompania e tij njoftoi më herët se misioni Neuralink kërkon të rivendosë autonominë për individët që kanë “nevoja të paplotësuara mjekësore”, me vizionin për të “çliruar potencialin njerëzor” në të ardhmen. Çipi i trurit ka 1000 elektroda dhe shpreson t’i ndihmojë njerëzit të kryejnë funksionet kompjuterike përmes valë, thjesht duke menduar nëpërmjet një mekanizmi “mendo dhe kliko”. Kritikët ë shohin me shqetësim sakaq një zhvillim të tillë, e një prej tyre e përshkroi këtë si “koha e Matrix-it”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA