Dy persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Policia ka arrestuar shtetasin L. D., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi kokaine.

Po ashtu, është arrestuar J. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA