Dosja e sterilizimit, Gjykata e Lartë rrëzon ankimin e Klodjan Rrjepaj, Ilir Rrapajt dhe katër të akuzuarve të tjerë

30/01/2024 09:47

Gjykata e Lartë rrëzon ankimin e Klodjan Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Saimir Kadiu, Argjen Gjata ,Genc Burazeri, Marsela Serjani, të akuzuar për çështjen “Sterilizimi”.

Të akuzuarit  e dosjes së sterilizimit kanë kërkuar ndryshim mase sigurie.

Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të sterilizimit kundërshtojnë masën “arrest në burg”.

Gjithashtu ndryshim të masës së sigurisë ka kërkuar edhe Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, të cilët janë në arrest shtëpie. Ndërsa redaktori Arben Gjata dhe Genc Burazeri, të dënuar me masën e detyrimit me paraqitje, e kanë kundërshtuar këtë masë duke kërkuar heqje të kësaj mase.

Prokurorët e SPAK prej tre vitesh kishin nën hetim ish-ministrin Shëndetësisë, Ilir Beqaj për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Për llogari të këtij hetimi, më 17 gusht 2023 SPAK arrestoi ish-zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të sterilizimit.

Në janar të këtij viti oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë shkuar në paraburgim Klodian Rrepaj, për ta pyetur për dosjen e sterilizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA