Bredhi i Sotirës në Dropull feston përvjetorin e shpalljes “Park Natyror”, Rama: Mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta

30/01/2024 08:17

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga Bredhi i Sotirës në Dropull, i cili feston përvjetorin e shpalljes “Park Natyror”.

Sipas Ramës, në këtë park mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta, duke dhuruar peizazhe të shumëllojshme në çdo stinë.

“Mirëmëngjesi dhe me pamjet e Bredhit të Sotirës në Dropull që feston përvjetorin e shpalljes “Park Natyror” me një sipërfaqe të rritur ku mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta, duke dhuruar edhe peizazhe të shumëllojshme në çdo stinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA