LIVE Kosovë-Turqi/ 90 minuta larg historisë, shkelmohet topi i parë në “Fadil Vokrri”. Dardanët duan Botërorin 31/03 20:46
Një 41-vjeçar i huaj është proceduar penalisht pasi bllokoi qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Elbasanit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet E.T. ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje, ndërsa doli në rrugë duke penguar lëvizjen e mjeteve. Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel