Ministria e Drejtësisë së Kosovës pas reagimit për tërheqjen e avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçi për shkak të mos pagesës, ka publikuar edhe një foto dokument, që drejton shpenzimet e avokatëve mbrojtës, të të akuzuarve të tjerë.
Ministria tha fillimisht se ka kryer të gjitha detyrimet lidhur me pagesën apo kompensimin e mbrojtjes së Thaçit, i cili po gjykohet në Gjykatën Speciale për krime lufte.
Sipas të dhënave të Ministrisë, avokati i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit është paguar për tre vjet 3,697,250 euro. Avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit për të njëjtën periudhë është paguar 3,359,724 euro. Avokati i ish-deputetit të Kuvendit, Rexhep Selimit për tre vjet është paguar 3,629,700 euro.
Top Channel