Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë tre të lënduar ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.

Ngjarja ndodhi rreth orësh 18:30, ku një makinë u përplas me një motomjet, me drejtues B. H, i cili u plagos dhe është nën kujdesin e mjekëve. Në spital ndodhen po ashtu edhe dy pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues 32-vjeçarin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë, me 32-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA