Lajçak në Kosovë/ Takim me Presidenten Osmani, më pas edhe me Kurtin
30/01/2024 15:13
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi ka filluar në orën 14:00, ndërsa mediave iu lejua të marrin vetëm pamje.
Pas takimit me Osmanin, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti nga ora 15:00.
Top Channel