U përjashtua nga Kuvendi bashkë me 18 deputetë, Salianji: Vendim turpi, e konsiderojmë shpallje lufte

29/01/2024 15:59

Deputeti demokrat, Ervin Salianji në një prononcim për mediat e konsideroi vendim turpi përjashtimin e tij dhe 18 opozitarëve nga Kuvendi.

“Një tjetër vendim turpi, dua të theksoj se nuk është në dëshirën e asnjërës prej palëve, ajo është dhënë me votë dhe ka përcaktuar se cilët janë deputetet e opozitës, ta trajtosh me një urrejtje në kundërshtim me parimet themelore. Njoftimi erdhi vetëm një orë para e të mblidhej Sekretariati i Etikës, e dënoj me forcën më të mëdha këtë ashpërsim, e konsiderojmë shpallje lufte që ne nuk do t’i shmangemi, dhe do të përgatisim përgjigjen. Shkarkimi i 19 deputetëve nuk mund të bëhet nga qeveria, por ndodh vetëm me votë në zgjedhje të lira”, tha Salianji.

Sekretariati i Etikës vendosi sot përjashtimin me 20 ditë nga Kuvendi të Salianjit dhe 10 ditë të 18 deputetë të tjerë të opozitës.

Deputetët e Partisë Socialiste i kërkuan sot Sekretariatit të Etikës marrjen e masave disiplinore për 19 deputetë të opozitës për shkak se kanë bllokuar funksionimin e Kuvendit.

“Deputetë të opozitës vendosën pajisje zhurmues në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që kryetarja e Kuvendit të mund të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ata vijuan të mbanin të bllokuar foltoren”, thuhet në kërkesën e firmosur nga shtatë deputetë të PS-së.

Kërkesa i referohet gjithashtu edhe bllokimit të dy mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

“Skenarët bllokues të veprimtarisë parlamentare nga deputetët e opozitës vijuan edhe në komisionin e reformës zgjedhore të 26.01.2024, ata bllokuan sallën ku do të zhvillohej mbledhja duke mos lejuar deputetët e maxhorancës të uleshin në vendet e tyre. Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve dhe iu drejtuan me tone të larta deputetëve të grupit parlamentar të PS-së. Kjo situatë e krijuar e bllokimit të sallës nga deputetët e opozitës detyroi që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht”, vijon më tej kërkesa.

Vendimi i Etikës

20 ditë përjashtim
Ervin Salianji

10 ditë përjashtin
Albana Vokshi
Sorina Koti
Elda Hoti
Lindita Metaliaj
Isuf Cela
Tritan Shehu
Lefter Gështenja
Helidon Bushati
Xhelal Mziu
Edmond Spaho
Oerd Bylykbashi
Saimir Korreshi
Kasëm Mahmutaj
Ramadan Lika
Kastriot Piroli
Qani Xhafa
Ledovik Hasani
Luan Baçi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA