U ftua të investonte në aksionet e Amazone, si u mashtrua italiani përmes call center-ave nga Shqipëria, SPAK: Iu vodhën 700 mijë euro

29/01/2024 12:28

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion përfundoi hetimet për një grup kriminal që mashtronte qytetarët italianë.

Hetimi ndaj tyre ka nisur pas kallëzimit të shtetasit italian A.B. në vitin 2020, i cili ka raportuar se kishte investuar 700.000 euro, sepse ishte tërhequr nga një reklamë e gjetur në internet e cila e kishte ftuar të investojë në aksione të Amazon dhe që do të kishin siguruar një marrëveshje të madhe përfitimi.

“Hetimi ka filluar pas kallëzimit të shtetasit italian A.B. në 28.09.2020 (procedimi penal nr. 2041/2020 mod.44), i cili ka raportuar se kishte investuar një shumë të madhe parash (një total prej 700.000 euro), sepse ishte tërhequr nga një reklamë e gjetur në internet e cila e kishte ftuar të investojë në aksione të Amazon dhe që do të kishin siguruar një marrëveshje të madhe përfitimi. Pas një interesi nga ana e tij, i njëjti person ka raportuar se ishte kontaktuar nga disa të vetëquajtur “ndërmjetës financiarë” të cilët, si pjesë e të njëjtit propozim investimi, duke synuar përfitimin e shumave të mëdha nga transferime të shumta financiare.

Në denoncimin e depozituar nga A. B. janë specifikuar në detaje të gjitha mënyrat e mashtrimit të pësuar, duke evidentuar se ka marrë kontakte telefonike dhe me postë elektronike me të poshtëshënuarit “operatorë financiarë” me të cilët kishte shkëmbyer dokumente të ndryshëm”, sipas njoftimit  të SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA