U dënua me katër vite për përdorimin e dopingut/ Si patinatorja ruse arriti majat që në moshën 15-vjeçare

29/01/2024 18:46

Patinatorja ruse Kamila Valieva është dënuar me katër vite pezullim pasi rezultoi se ka përdorur doping.

Fillimisht ajo u lirua, por këtë të hënë është marrë vendimi për 17-vjeçaren, nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (Cas).

Valieva, përfaqësuesja e Rusisë, ka fituar Medaljen e Artë të Pekinit kur ishte vetëm 15 vjeçe, por analizat e bëra përpara Lojërave Olimpike Dimërore 2022 nxorën të vërtetën.

Më 25 dhjetor 2021 e reja u zbulua nga Cas se kishte shkelur rregullat dhe se iu zëruan të gjitha rezultatet e arritura deri në atë kohë.

17-vjeçarja ka mohuar se ka përdorur doping, megjithëse analizat kanë treguar praninë e tij në gjak.

Patinatorja ruse në akull Kamila Valieva

BBC shkruan se ajo u  bë një yll global, si patinatorja e parë femër, që bëri një kërcim katërfish në një Lojërat Olimpike Dimërore.

Rusia fitoi medaljen e artë në garën ekipore të patinazhit artistik më 7 shkurt 2022, por u njoftua katër ditë më vonë se Valieva mori përgjigje negative në një test dopingu përpara Lojërave.

Valieva mori një ndalim të përkohshëm, por më pas iu hoq nga një gjykatë dhe u lejua të merrte pjesë në garën teke për femra.

Megjithatë, performanca e saj nuk ishte në një gjendje të mirë, pasi ajo u rrëzua dhe pengua disa herë. Për këtë arsye në garën e saj të fundit u largua me lot nga pista e akullit, ku është përgatitur prej vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA