“Ti je mashtrues ordiner”, Idajet Beqiri përplaset ashpër me Marin Sulin për Bollanon: Unë s’po them sa të madhe e ke kokën ti, e sa bosh e ke

29/01/2024 13:48

Avokati Idajet Beqiri ka qenë në një lidhje në Sype së bashku me sekretarin e OMONIA-s në Himarë ,, Marin Sulin, në emisionin “Breaking”, ku kanë folur për çështjen Beleri.

Beqiri e akuzon Belerin si një investim grek që ka bërë një masakër zgjedhore duke vjedhur. Avokati ka përmendur dhe zgjedhjet e 2007, ku Beleri sërish ishte kthyer në një problem, ku së bashku me Bollanon kanë bërë manipulime. Marin Suli e ka kundërshtuar duke e quajtur mashtrues dhe se Amerika e ka dënuar për gënjeshtra. Gjatë këtij debati nuk kanë munguar as ofendimet mes njëri-tjetrit.

Idajet Beqiri: E dini kush ishin ata dy që do bënin terrorizëm për zgjedhjet e 2007? Njëri nga ata ishte Beleri dhe ka një informacion Shërbimi Formativ Kombëtar në atë kohë, në atë vit që ia ka dërguar qeverisë Berisha. I ka thënë që do ketë veprime të rënda në Himarë për zgjedhjet dhe duke u stigmatizuar Beleri me emër dhe mbiemër…

Marin Sulin: Po pse gënjen mo se je dhe goxha burrë.

Idajet Beqiri: Dhe kur erdhi problemi, u bënë goxha manipulime me Bollanon.

Marin Sulin: Asnjë gjë nuk u bë. Çfarë të dëgjoj unë, ai ka tre orë që gënjen gjithë ai burrë. Ty të dënoi Amerika për gënjeshtra, je me vulë. Ore t’i je non grata o burrë. Ty të ka dënuar Enver Hoxha për falsifikim letrash, kupto sa rëndë je ti. Ti je krizë e krizave.

Idajet Beqiri: Lere tani se unë nuk po të them sa të madhe e ke kokën ti dhe e ke bosh. Lere tani mos e kthe në personale.

Marin Sulin: Ti s’ke parë gjë tjetër sa të madhe e kam.

Idajet Beqiri: Lere të kthehemi tek çështja. Ai ka pasur probleme më herët, prandaj thashë që është një investim grek dhe fakti që Greqia për një ordiner të burgosur që  bën masakër zgjedhore, vjedh pushtetin me lekë, me lekët e grekut që i japin. Si mund të merret në mbrojtje nga një qeveri?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA