Racizmi pengon emigracionin! Punëtorët kanë frikë, duhen 400 mijë në vit

29/01/2024 09:27

Në nevojë të madhe për punëtorë të kualifikuar nga jashtë, Gjermania sapo ka nënshkruar një marrëveshje me Vietnamin, por racizmi në rritje ka filluar të kthehet në shqetësim për emigrantët e mundshëm

Zbatimi i ligjit të ri të emigracionit në vend nisi fundin e 2023-shit. Ky legjislacion përdor një sistem pikësh për të reduktuar pengesat, me të cilat përballen punëtorët e kualifikuar që duan të shkojnë në Gjermani. Politikanë të lartë gjermanë i kanë shtuar përpjekjet e tyre për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vende të tjera: ministrja e Jashtme Annalena Baerbock ishte kohët e fundit në Filipine, për shembull, dhe ministrja e Ndihmës për Zhvillim Svenja Schulze ndodhet në Marok.

Në Vietnam, Steinmeier dhe Heil nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që përmirëson rregullimin e emigracionit për motive punësimi në Gjermani. Në këtë vend duket se ka interes të madh për të punuar në Gjermani, ku diaspora vietnameze është rritur në më shumë se 200.000 vetë. Udhëheqësit vietnamezë ishin gjithashtu shumë të interesuar për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për të përmirësuar kontrollin e emigrimit të fuqisë punëtore të shtetasve të tyre në Gjermani.

Por ksenofobia që haset veçanërisht në rajonet lindore, ka bërë që shumë vietnamezë të kenë rezerva. Tema e racizmit është duke u trajtuar tani sidomos me të rinjtë e interesuar për emigrimin në këtë vend, në mënyrë që të përgatiten edhe për situata të pakëndshme në këtë drejtim. Sipas Agjencisë Federale Gjermane të Punësimit (BA), Gjermania ka 1.73 milionë vende pune të lira. Ndryshe nga fushata gjermane për kërkimin e punëtorëve 60 vjet më parë, përpjekjet aktuale nuk janë të përqendruara te punëtorët e industrisë, por te profesionistë të kualifikuar dhe njerëz me përvojë në sektorin e shërbimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA