The Guardian e Londrës, jep lajmin se ish-Kryeministrja Teresa May, por edhe politikane të tjerë te rëndësishëm britanik, do konfrontohet me Home Office, Ministrinë e Brendshme britanike dhe atë të Emigracionit, pasi është zbuluar se ky departament ka aplikuar një politike sekrete azili që ajo e quan “të tmerrshme, nga e cila janë prekur 1500 persona, qe janë vërtetuar se kane qene viktima te trafikimit dhe skllavërisë moderne.
Në një vendim të jashtëzakonshëm të Gjykatës së Larë britanike të disa ditëve më parë, thuhej dhe konkudohej se Home Office kishte operuar politikën sekrete që afektonte të drejtat e këtyre viktimave, të cilat edhe pse gjykatat kishin vendosur që në vitin 2021, se viktimat tashme te konfirmuara si te tilla do u duhej dhenë e leja e qëndrimit në Britani, në kohen që kërkesat e tyre për azil shqyrtoheshin nga autoritetet e emigracionit.
Por Home Office britanik i kishte mbajtur këto raste për muaj të tëre pa proceduar, duke ndaluar individët e prekur nga e drejta e punës, strehimit, hapja e llogarive bankare apo marrja ndihmave sociale qe jepen ne te tilla raste për azilkërkuesit.
Rasti doli në pah në emër të një shtetasi shqiptar i cili kishte mbërritur në Britani, pasi ishte rrëmbyer në Shqipëri dhe ishte detyruar me force të shpërndante dhe shiste lëndë narkotike.
Një zëdhënës i Home Office tha se ne do të mbajmë shënim vendimin e Gjykatës se Larte dhe do marrim ne shqyrtim implikimet e këtij vendimi te fundit dhënë nga Gjykata e Lartë britanike.
Top Channel