Mashtrimi përmes call center-ave në Tiranë, zbulohet shuma që dyshohet se u është vjedhur shtetasve italianë

29/01/2024 12:26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion përfundoi hetimet për një grup kriminal që mashtronte qytetarët italianë.

Gjatë episodeve të mashtrimit të kryera në të gjithë territorin e Italisë, ata kanë përfituar rreth 4 700 000 euro.

“Në përfundim të hetimit, është evidentuar në mënyrë të qartë ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal ndërkombëtar, me qëllim mashtrimin financiar nëpërmjet “trading on line” në dëm të personave me banim në Itali.

Hetimet e kryera më pas, bënë të mundur konstatimin dhe atribuimin grupit kriminal, të episodeve të shumta mashtrimi të kryera ndaj personave me banim në të gjithë territorin e Italisë, të cilat i kanë dhënë grupit kriminal një fitim total prej rreth 4 700 000 euro, që dyshohet se është vetëm një pjesë e vogël e shumës së përfituar nga grupi si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale”, sipas SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA