Ministri i Jashtëm, Igli Hasani po mban një konferencë për mediat këtë të hënë me homologun turk, Hakan Fidan.
Ministri tha se në këtë takim u disktua bashkëpuni në fushën ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve si dhe pritet hyrja në fuqi e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.
Hasani: Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Presim hyrjen në fuqi të marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit. Përmbushja me sukses e angazhimeve tona për 2024, do të kërkojë dhe bashkëpunimin me Turqinë. Vlerësoj Turqinë për mbështetjen në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Agresioni rus në Ukrainë, të rrisim koordinimin për t’u përballur me sfidat e sigurisë.
Hakan Fidan: Është shumë e rëndësishme miqësia mes dy vendeve, unë do të kaloj ën bullgari dhe Rumani, do të diskutoj projekte dhe do t’ua përcjell opinionet e mia. Qëllimi është që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt dhe të mos krijojmë pesha.
Top Channel