Fluturimi kreu ‘ulje të vështirë’! Të paktën gjashtë të lënduar në bordin e një aeroplani të ‘American Airlines’ në Hawaii

29/01/2024 08:25

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar kur një aeroplan i American Airlines bëri një ulje të vështirë në aeroportin Kahului në Haëaii të shtunën.

“Fluturimi 271 i American Airlines me shërbim nga Los Angeles (LAX) në Maui (OGG) përjetoi një problem me uljen në OGG”, tha American Airlines në një deklaratë për CNN.

Të plagosurit, mes së cilëve 5 anëtarë të stafit dhe një pasagjer, u transportuan në spital dhe pas trajtimit mjekësor u liruan.

Ndërkohë bëhet e ditur se në bordin e aeroplanit kishte 167 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Sipas American Airlines, aeroplani “u hoq nga shërbimi për inspektim nga ekipi i mirëmbajtjes”.

Ndërsa Departamenti i transportit i Haëait konfirmoi gjithashtu për CNN se aeroplani “bëri një ulje të vështirë” në aeroport të shtunën pasdite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA