Aksidenti “Lezhë-Milot”/ Një pasagjer ndërron jetë gjatë rrugës në spital, tre të tjerë të plagosur

29/01/2024 14:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Lezhë-Milot”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Automjet i tipi “Volkswagen” me drejtues një 70-vjeçar Z.C u përplas me kamionin me drejtues shtetasin K.J.

Nga përplasja janë dëmtuar shoferi 70-vjeçar dhe tre pasagjerët në automjetin që ai drejtonte. Njëri nga pasagjerët 80-vjeç I. D ka humbur jetën gjatë transportit në spital, ndërsa tre të plagosurit e tjerë janë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Top Channel