Talat Xhaferi, i cili sot në një seancë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pritet të zgjidhet si kryeministri i parë shqiptar i shtetit maqedonas, ka thënë se emërimi i një kryeministri shqiptar, në kontest politikë është i vonuar por edhe në kohën e duhur në bazë të rrethanave të caktuara.

Ekipi i Klan Kosovës ka vizituar Xhaferin në shtëpinë e tij, ku edhe ka zhvilluar një bisedë në ambientin familjar. Xhaferi ka thënë se ky është një realitet i ri dhe në kohën e duhur, komfrom të gjitha zhvillimeve politike në vend dhe rajon.

Xhaferi tha se ka pas çdoherë mbështetjen e familjes, posaçërisht bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij.

“Që në moshën 16-vjeçare kur kam dalë nga shtëpia për të kryer shkollimin ushtarak, gjithnjë kam insistuar që pas çdo pune në mbrëmje të jetë në familje”- tha Xhferri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA