Një i ri është arrestuar në Elbasan, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i arrestuar është shtetasi K. K., 29 vjeç, banues në Prrenjas. I riu, gjatë ndalimit, ka fyer dhe kanosur punonjësit e Policisë.
Ndërkaq, në Librazhd, “Policia arrestoi në flagrancë shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Librazhd, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e shtetasit K. B., një shtetas 15 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Librazhd, pasi të tre kanë vjedhur disa materiale të hekurudhës, në fshatin Dragostunjë. U sekuestruan materialet e vjedhura, ndërsa vijon puna për kapjen e 50-vjeçarit”– thuhet në njoftim.
Top Channel