Tre persona janë arrestuar dhe një është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Shkodër.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, një 64-vjeçar me inicialet Sh.Xh. është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim për nga Policia e Durrësit, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Nga ana tjetër, një 23-vjeçar me inicialet B. M., banues në fshatin Dobraç, ka rënë në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Ndërkaq, në fshatin Lumzi të Pukës është arrestuar shtetasi E. S., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj., 62 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij”– thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel