Dyer me dryne, bari ka mbuluar pragjet! Gjashtë vite pas masakrës, në Selenicë mbizotëron heshtja! Ritvan Zykaj ekzekutoi 8 pjesëtarë të fisit

28/01/2024 16:40

Masakra e Selenicës, në fshatin Resulaj, ku u ekzekutuan tetë pjesëtarë të fisit Zykaj, pas gjashtë vitesh nga kjo masakër, banesa të braktisura dhe asnjë banorë nuk jeton më në këtë shtëpi.

Dyer të mbyllura, bari ka mbuluar pragjet dhe kudo mbizotëron heshtja. Kjo është panorama në një prej lagjeve të fshatit Resulaj të Selenicës. Gjashtë vite më parë këto oborre shtëpish që gumëzhinin nga fëmijët u përgjakën nga një krim i tmerrshëm. Ritvan Zykaj, atëherë 24 vjeç, për një zënkë banale, me kallashnikov qëlloi në drejtim të 8 kushërinjve të tij, mes tyre burra gra e fëmijë, duke i lënë të vdekur. Pas ngjarjes ai u arratis për t’u arrestuar orë më vonë nga policia.

Pas kësaj ngjarje shtëpitë e viktimave por dhe familjarëve të autorit u braktisën. Në portat e shtëpive janë vendosur dryne ose gardhe që ndalojnë hyrjen e kujdo.

I vetmi që kalon nëpër këto shtëpi ku koha ka ngelur 6 vite më parë është Adem Zykaj, kushëri me viktimat.

“Këtu janë 5 banesa, të gjitha të mbyllura, dy muaj ose 3 muaj pasi ndodhi ngjarja. Ditë shumë e vështirë, ditë shumë e rëndë. Dola të çoja delet, kur pashë unë policin aty, erdha unë me vrap ‘ça ka?’, lërë më tha njëri”, shprehet Zykaj.

Autori i këtij krimi të tmerrshëm është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm nga gjykata por pasojat e çmendurisë së tij, nuk do të harrohen për shumë gjatë në këtë fshat të Selenicës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA