“Tempulli 2”/ Lirohen gjashtë nga të arrestuarit në Lezhë, u caktohet masa “detyrim paraqitje”

27/01/2024 09:32

Gjashtë personat e arrestuar në Lezhë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”, u liruan nga qelia.

Gjykata e Lezhës vendosi të ndryshojë masat e sigurisë “Arrest në Burg” të dhënë me 18 janar në mungesë ndaj tyre, duke vendosur “Detyrim Paraqitje” për njërin prej tyre dhe “Arrest në Shtëpi” për 5 personat e tjerë të arrestuar, të cilët janë vënë nën akuzë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Vendimi u dha nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili pasi dëgjoi palët ndryshoi masat e sigurimit për personat e arrestuar me bujë në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 2”, pjesë e së cilit ishte dhe Qarku i Lezhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA