Një person është vënë në pranga pasi u aksidentua në rrugën “Bilisht-Miras”, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
24-vjeçari me iniciale F. Sh. banues në Bilisht të Devollit, ka dalë nga rruga. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nën hetim në gjendje të lirë janë edhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
39-vjeçarja me iniciale E. L., banuese në fshatin Këmbëthekër, është nën hetim pasi më datë 25.01.2024, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës, dyshohet se ka fyer dhe ka kanosur shtetasen N. Sh.
Nën hetim janë edhe dy persona të tjerë të cilët u konstatuan se punonin duke shkelur rregullat. Ata janë L. Xh., 37 vjeç, banues në Maliq dhe A. X., 52 vjeç, banues në Tiranë (me detyra punonjës dhe përgjegjës të një firme për nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e qymyrit bituminoz).
Në fshatin Qinam të Ersekës, shtetasi L. Xh., dyshohet se ka shpërdoruar tokën, duke gërmuar me një automjet fadromë, pa targa, për të nxjerrë inerte për llogari të firmës ku punonin, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel