Blegtorët po dëmtohen, kërkojnë ndërhyrje: Grumbulluesit e qumështit e blejnë prodhimin shumë lirë

27/01/2024 15:14

Ulja e çmimit të qumështit të deles është bërë shkak për një përplasje midis blegtorëve dhe fabrikave të përpunimit që u blejnë produktin.

Blegtorët në jug të vendit kanë dalë në protesta, pasi nuk pranojnë uljen e çmimit të blerjes nga fabrikat e përpunimit.

Për blegtorin 55-vjecar Nardi Murataj që së bashku me familjen e tij rrit 300 krerë dhen në Levan të Fierit, ulja e çmimit të qumështit do të thotë falimentim.

“Për mirëmbajtjen e tufës kam angazhuar dhe dy djemtë e mi, por nëse situata vazhdon e tillë dhe çmimi i qumështit dhe mishit do të ketë ulje, djemtë do të detyrohen ta braktisin blegtorinë dhe të shkojnë në emigrim, pasi me këto çmime që po na ofrohen ne nuk mund të nxjerrim dot as kostot e prodhimit“, thotë ai.

Blegtori kërkon ndërhyrje nga shteti, pasi sipas tij, zgjidhja nuk janë protestat në rrugë, por shteti duhet të ndërhyje dhe të negociojë me kompanitë për rregullimin e çmimit të qumështit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA