Aksident në rreth rrotullimin Savër. Mjeti del nga rruga dhe ndalet pas përplasjes me shtyllën elektrike.
Makina ka marrë përpara fillimisht shenjat sinjalistike të rrugës dhe më pas është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë. Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për ti dhënë ndihmën mjeksore. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të automjetit. Ai kthehej nga Tirana dhe kamioni kishte ngarkesë bylmeti.

Top Channel