Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha

Nga Anila Hoxha

Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik.

Ai si dhe ajo spikatën me rezultatet e larta.

Lidhën kurorë 12 vite me parë. Sollën në jetë dy fëmijë.

Gjithçka dukej perfekte së jashtmi, të pandashëm dhe të shoqëruar ngado me njëri-tjetrin.

Dukeshin në harmoni !

Deri dje, kur “maskat” ranë dhe dera u hap.

Ajo nuk kishte telefon. As rrjete sociale. Ai vetëm Instagram.

“Një dashuri e fortë ajo mes tyre” – shpjegon një nga miqtë e çiftit, jo shumë orë pasi Jetnor Zh.,u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës.

Policia konfirmon në mënyrën e saj, se e reja qëndroi gjatë në heshtje dhe duke mohuar izolimin.

Ngjan e pabesueshme – gati ulëret – mikesha e gruas 35 vjeçare.

Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh., mbylli për gati një vit në banesë bashkëshorten, dy fëmijët dhe nënën.

Se si iu vendosi kamera ngado , në korridor, dhomën e ngrënies dhe ne dhomën e gjumit. Si instaloi ne korridor bllokuesin e valëve te telefonit. Mbylli prizat . “E bëj se na përgjojnë, duan të na vrasin. E di unë që po” – shprehej Jetnori.

Por më tepër se sa një xhelozi , ajo nga çfarë vuante i riu ishin problemet e shëndetit mendor , te pa diagnostifikuara nga familja. Prindërit vinin shpesh, nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme. Në fillim qe xheloz. Pastaj u bë paranojak . Dhe ne fund i dhunshëm. Ja kështu – e shpjegojnë të njohurit e te dyve.

Por thyerja e 35 vjeçarit nisi një vit me parë. La punën. Punonte në një institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga diçka. Nga diçka që ishte vetëm ne kokën e tij. Me pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që duan te na bëjnë keq. Dhe u mbyllën.

I mbylli!

Dilnin bashkë kur bënin pazar – shpjegon fqinja. Kishim dëgjuar që grindeshin. Po shton policia- kërkuam të kuptonim çfarë ndodhte aty, por gruaja nuk fliste. As nena e tij që erdhi tre ditë më parë.

Deri sa fëmija 9 vjeç foli. Fëmija tregoi se nena qante. Se e ëma i përgjërohej që ti zbonte armiqtë nga koka. Ata grindeshin- pëshpëriti e vogla.

Te tjerat ishin prova ne strehën e tyre. Kamera. Kontrolle gjithandej. Bllokues valësh. Letra ne formatin A4 , qe vajza dikur gazmore , i shkruante mes lotësh. Aty në shtëpinë e këqyrur me kamera dhe e mbyllur ne mes te kater mureve

Rrëfehej e zbrazte shpirtin e lodhur. duke bere monolog mbi letër “çfarë ka ndodhur me ty? pyeste e reja qe shkruante trishtimin e saj për ndryshimin e katerciptë të njeriut që deshi.

Nuk kishte përgjigje për të, familjes se saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllabëronin
Ndaj i kish thënë disa herë familjes “ po me ndodhi gjë , flisni mirë tek fëmijët për mua”… Ishte paralajmërim dhe thirrje për ndihmë!

Kur policia trokiti në derën e tyre, nëna e tij u përgjigj – e ka çelësin djali. Ai u kthye ne banesë , i qete dhe i palexueshëm , mbase i bindur se skish bërë asgjë të ndaluar.

Për fat të gjithë jetojnë.

Ai përfundoi ne burg, sepse nuk e kuptuan që kishte nevojë për një mjek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA