Në masa të forta sigurie, Sokol Mjacaj nën akuzë për tre vepra. më e rënda ajo e vrasjes në rrethana cilësuese u soll nga 41 Bissi në gjykatën e Apelit në Tiranë, ku dhe ju konfirmua masa e arrestit me burg.
Si autor i vrasjes të të burgosurit Arben Lleshi, një krim që dyshohet se e kreu me porosi, Mjacaj tha vetëm frazën “jam dakord me avokatin”.
Gazetarja Anila Hoxha mëseon se në të njëjtën ditë u mbajt edhe seanca për 12 policët e burgut të Peqinit midis tyre dhe ish drejtorit. Ndaj tyre prokurorja e çështjes Arta Marku zbuti qëndrim ndryshe nga sa kishte deklaruar më herët prokurori i Elbasanit Xhelian Seferi, i cili që gjatë muajit dhjetor për vrasjen brenda në burgun e sigurisë së lartë, kërkoi shpalljen e ligjshëm të arrestimit të zyrtarëve dyshuar si shpërdorues detyre.
Për ish drejtorin Kamber Hoxha dhe të tjerët efektivëve Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc mile, Fatos Pire, Vilson Shima, Genci Muça, Klement Haja , Erjon Çilaj dhe Indrit Dubali gjykata e apelit në Tiranë zbuti qëndrim duke shpallur masa nga detyrimi me paraqitje dhe arrest shtëpiak.
Vrasja e të burgosurit Arben Lleshi dhe plagosja e një tjetri realizuar nga Mjacaj dyshohet se u krye me porosi nga jashtë qelive. Viktima ishte dënuar për vrasjen e agim hoxhës krim i ndodhur në Angli mbas prishjes së pazareve të drogës . Mbas ngjarjes nisi një hetim i thelluar jo vetëm nga prokuroria e Elbasanit për kushtet e sigurisë në Peqin dhe se si ishte futur arma. Ndërkohë që Mjacaj është vendosur në regjimin e ashpër 41 biss.
Top Channel