Nën masa të larta sigurie, mbërrijnë në Gjykatën e Durrësit 43 të arrestuarit e Tempullit! Akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike
25/01/2024 09:57
Nën masa të larta sigurie kanë mbërritur në gjykatën e Durrësit të arrestuarit e Tempullit.
Ditën e sotme do të dalin para gjykatës 43 persona të arrestuar nga policia e Durrësit, në kuadër të operacionit për goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike.
Një ditë më parë, në gjykatën e Durrësit është caktuar masa e sigurisë për 6 të arrestuar të tjerë.
Top Channel