Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka ndryshuar sot masat e sigurisë për shtetasit: Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardit Nano, 33-vjeç,banues në Berat.
Këta dy shtetas u arrestuan mbrëmjen e së enjtes së 16 Dhjetorit 2023, si të dyshuar për përdhunimin e dy vajzave, njëra 16 dhe tjetra 19-vjeçe.
Asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar që në momentin e parë të arrestimit akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar edhe sot në sallën e gjyqit se vajzat kanë gënjyer. Gjyqtarja Ardiola Çela ka dhënë për dy djemtë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Ndryshini i masës ndodhi për shkak të mungesës së provave ndaj Shosharit dhe Nanos, pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor.
Familjarët e djemve kanë deklaruar se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi pasi kanë qenë të pafajshëm dhe gjithçka ka qenë e orkestruar nga vetë vajzat.
“Ja kjo është që doli e vërteta e djalit tim, që nuk kishte asnjë fakt asnjë arsye, pse bëjnë disa gjëra padrejtësi, ndaj faleminderit shumë, doli e vërteta, i kanë marrë më qafë kot çunat ja kjo është”, tha babai i Andon Shosharit, Sejdali.
“Shumë mirë që më doli djali, se doli e vërteta, ça të flasim kot, nuk kishte asnjë lloj problemi e kanë bërë kot bu*kat”, u shpreh nëna e tij, Bedije Shoshari.
Pas vendimit të gjykatës të dy djemtë pritën të lënë qelin pasditen e sotme.
Top Channel