Një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, është vënë në pranga.
31-vjeçari Gj.L është ndalur për një kontroll dhe i është gjetur një leje drejtimi dhe një kartë identiteti të falsifikuara, një thikë dhe 1 mijë e 900 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Më tej, nga verifikimet rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim, si bashkëpunëtor për transportimin e 4 emigrantëve, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit shtetëror, më datë 16 maj 2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel