Deri në momentet e plasjes së trazirave, Gaxhai dhe Zani jo vetëm që nuk kishin armiqësi, por ishin shokë mes tyre.

Madje, banesën e Viktor Ymerit, i njohur si një prej njerëzve më të afërt të Gaxhait, e ndanin pak metra nga ajo e Zanit në lagjen Çole.

“Tori i Xhihanes” siç njihet Ymeri në botën e errët, ishte ura lidhëse. Ai u lirua në vitin 2019 nga burgu, por u prangos sërish nën akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame në vitin 2005.

“E rëndësishme është që nga ky hetim kuptuam që të dyja bandat, në momentin e parë të trazirave në 97-ën ishin bashkë, ishte bandë që kishte në vetvete dhe anëtarët e bandës së Gaxhait, edhe Zanit, pas 1 apo 2 muajsh u veçuan për shkak të konfliketeve mes tyre dhe u bënë armiq të egër”, u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

Ngjarja që ndezi luftën e vërtetë mes Zanit dhe Gaxhait ishte ngjarja e fund-prillit të vitit 1997 ku banda e Çoles ekzekutoi Bernard Duçkën, i njohur me nofkën “Kuqo”.

Shkëndijat e para kishin nisur në fakt që në 20 Mars me ekzekutimin e Bashkim Dules nga grupi i Gaxhait ku kishte marrë pjesë aktivisht në krim edhe Kuqoja. 2 vite më vonë, u vra edhe një tjetër pjestëar i familjes Dule, shtetasi Edmond Dule, i njohur si shok i Zani Caushit.

Midis Bandës së Gaxhait dhe asaj të Zanit konfliktet janë rritur nga fundi i muajit Prill 1997 më pas, sidomos kur nga Banda e Zanit u vra dhe më pas u dogj Bernard Ducka, pjesëtar i grupimit ku bënin pjesë të pandehurit Gazmir Braka, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu e te tjerë tashmë te vrarë.

Si theksohet në materialet hetimore, pengmarrja, lidhja e viktimave me tela dhe torturimi, ishte karakteristikë e të dy grupeve rivale.

Ngjarja që çoi në vrasjen e Kuqos ishte ndërhyrja e tij për të liruar dy persona që ishin marrë peng nga grupi i Zanit për gjobëvënie. Fjala është për Artur Gjoshin nga Tepelena dhe kushëririn e tij Pëllumb Petritaj.

Djali im Benard Ducka në 3 Maj 1997 rreth orës 20.00, shkoi për të çuar lekët për lirimin e 2 pengjeve që kishte marrë banda e Myrteza Çaushit, në ish-shkollën e Partisë te uji i ftohtë. Paratë ia coi kryetarit të bandës. Ata e vranë dhe e dogjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA