Sinomati, nuk ishte përmendur kurrë në Vlorë për veprimtari kriminale. Por, babai i tij përbën një prej emrave më të frikshëm në atë qytet.

Kjo, i jep kuptim realizimit të një atentati kaq të sofistikuar. Viktima, ishte djali i Sokol Sinomatajt, një prej njerëzve më të afërt të Gazmir alias Gazmend Brakajt, banditit famëkeq të vitit 1997 i njohur me nofkën “Gaxhai”.

“Nuk është përfshirë askund, nuk ka rekorde askund, kjo bënë që në Vlorë janë prishur rregullat”, u shpreh Artan Hoxha-gazetar.

“Sigurish flasim për motive të freskëta, të reja, nga linjat aktuale dhe dyshohet edhe rastet e fundit, apo edhe atenati mund të jetë për shkaqe apo motive shume të freskëta jo vetëm të të ndjerit apo edhe perosnave të tjerë të përfshirë”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Sokol Sinomataj, i njohur me nofkën “Buzederri”, dyshohet se ka krijuar një grup trafiku në Belgjikë, pavarësisht se ndodhej në qeli në Shqipëri. Ekzekutimi i të birit, po hetohet për hasmëritë e shumta që Sinomataj ka krijuar në kuadër të bandës së Gaxhait, por pista kryesore mbetet ajo e përplasjeve të reja në bizneset e errëta.

“Në rast se një bandë e armatosur dje kishte për plackijte, gjobëvënie, për të vrarë kudnërshtarët, sot janë kthyer në grupe të strukturuara krimnale që kontrollojnë trafikun e armëve. Shumë personazhe të këtyre bandave, në 2015-16 tentuan të hyjnë në tregun e drogës edhe duke qenë në burgm përmes telefonave të paligjshëm në burg”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Sipas të dhënave operative, dyshohet se grupi i “Buzëderrit” ka pasur përplasje për ngarkesa droge të humbura në Belgjikë. Mësohet se ata kanë krijuar lidhjet për nxjerrjen e kokainës nga porti. Kundrejt këtij shërbimi, marrin deri në 25 % të mallit si komision. Por, së fundi kanë qarkulluar informacione për disa mosmarrëveshje. Sasi droge që u përkisnin disa grupeve, dyshohet se ishin zhdukur.

Paranë e amdhe që sjell kokaina ka bërë që të rendin nga fitimi se qëndrueshmëria apo besnikëria ndaj lidhjeve të gjakut apo grupeve. Po të shikosh, në Vlorë fijet herë pas here tërhiqen edhe nga zhvillimet larg, në Ameikë Latine, një lëvizje konjukturale atje, përkthehet me përlasje në Vlorë, një operacion i shkuar keq në Roterdam apo Antërpm përkthehet në përlasje në Vlorë”, u shpreh Tan Hoxha-gazetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA