Fuqizimi i Sinomatajt nisi në vitin 2017. Ai, zhfrytëzoi emrin dhe lidhjet e vjetra për të krijuar një grup të ri në Belgjikë.
Sokoli kishte marrë leje nga burgu i Peqinit por sapo u lirua, u arratis. Së bashku me vëllain Bernardin, dhe djalin e ndjerë që në atë kohë ishte adoleshent, u zhvendos në Belgjikë.
Sinomataj u arrestua sërish dhe së fundi ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.
“Tashmë ne kemi pikëpyejte shumë të mëdha për lidhjet e organziatave në Vlorë me grupe ndërkombëtare dhe kemi të panjohura për tregun për linjat, dhe rrethet e tyre bashkëpunimit në disa shtetre evropiane, institucione nuk kanë verifikuar ende cfarë mabrtin këta individë si konflikte nga jashtë dhe shkarkohen, ekzkeutohen në Shqipëri”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
Sipas informacioneve konfidenciale, “Buzëderri” ishte një prej lidhjeve të afërta në linjat e trafikut që Gramoz alias Dritan Rexhepaj, kishte ngritur direkt nga Ekuadori.
“Buzëderri”, njihej edhe për afrimitetin e krijuar vitet e fundit me një tjetër të fortë nga Vlora. Fjala është për shtetasin Sokol Rama, i cili prej vitesh është zhvendosur në Spanjë. Ky personazh, është i njohur për armiqësitë dhe përplasjet që ka pasur me pjesëtarë të ish-bandës së Pusit të Mezinit në Vlorë.
Ramës i kanë ekzekutuar nënën Eleonorën disa vite më parë. Ajo ngjarje, dyshohej se lidhej me hasmëritë e vjetra me djemtë e familjes Muka nga grupi i Pus-Mezinit, që ka humbur disa pjesëtarë. Pavarësisht dyshimeve dhe shoqërimit për tu marrë në pyetje, nuk u gjetën prova që të implikonin palët në atentatet mes tyre.
Top Channel