Tiranë/ 37-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri, transportohet në spital
23/01/2024 22:19
Një 37-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri të cilën e mbante me leje rreth orës 21:00.
Personi B. B., 37 vjeç është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Top Channel