Theu ‘bojkotin’ e opozitës, zbardhet amendamenti! Ndryshimet që kërkon deputeti demokrat në ligjin e amnistisë

23/01/2024 17:10

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferi, theu sot bojkotin e opozitës dhe u bë pjesë e mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, i zhvilluar online.

Deputeti demokrat solli kontributin e tij, përmes depozitimit të një amendimi ligjor, ku synon të lehtësojë pozitën personale, familjare dhe shoqërore të shtetasve të dënuar me burgim për kryerjen e veprave penale të lehta deri në 2 vite burg, dhe nga ana tjetër të lehtësojë mbingarkesën e krijuar në sistemin peniticiar.

“Amnistia në vetvete ndjek qëllime humanizmi dhe ka për qëllim të lehtësojë pozitën e shtetasve, të cilët mund të jenë dënuar për kryerjen e veprave penale të lehta, me dënime të ulëta apo që kanë kryer pjesën më të madhe të dënimit. Lehtësimi i pozitës së këtyre shtetasve ka një impakt pozitiv edhe rrethin e tyre familjar dhe shoqëror, dhe në tërësi ndihmon procesin e rehabilitimit. Nga ana tjetër, amnistia përbën një lehtësim për sistemin peniticiar, i cili sic rezulton nga raportet e fundit dhe deklarimet publike të organeve përgjegjëse është ngarkuar së tepërmi për shkak të mbipopullimit, i cili afekton negativisht drejtpërdrejtë edhe garantimin e të drejtave të të dënuarve, por edhe vetë sigurinë e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Pikërisht, në frymën e mësipërme, ky amendament ka për qëllim që nga njëra anë të lehtësojë pozitën personale, familjare dhe shoqërore të shtetasve të dënuar me burgim për kryerjen e veprave penale të lehta deri në 2 vite burg, dhe nga ana tjetër të lehtësojë mbingarkesën e krijuar në sistemin peniticiar. Megjithatë, amendamenti përcakton disa përjashtime që lidhen kryesisht me funksionarët e lartë publike, subjekte të vetëdeklarimit, të cilët janë dënuar për kryerjen e veprave penale të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar, nën juridiksionin e struktrurave të posacme, përkatësisht SPAK dhe GJKKO”-thuhet në relacionin e përgatitur nga deputeti demokrat.

Projektligji amnistisë u diskutua sot në komisionin parlamentar të sigurisë nga ky kryetari Nasip Naco theksoi rëndësinë e votës së opozitës për ta miratuar njëkohësisht nevojën e përmirësimeve dhe qartësimit nga hartuesit. Diskutimi i projektligjit të amnistisë u shty për një seancë tjetër, në pritje të reflektimit nga Ministria e Drejtësisë pas propozimeve të deputetëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA