Bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, humb jetën 50-vjeçarja në Tiranë

23/01/2024 15:28
Foto Ilustruese

Një 50-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, ku si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Allaman Dervishi”, ku sipas policisë, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

Top Channel