Një rekord prej 10 ton kokainë u kap gjatë një operacioni në Ekuador, raportojnë mediat e huaja, një nga kapjet më të mëdha të drogës.
Ushtria tha në një deklaratë për shtyp se droga, e cila ishte e ndarë në plot 733 pako, kishte si destinacion Azinë, Evropën dhe Amerikën. U deshën gjashtë muaj monitorim dhe hetime deri në kapjen e sasisë së kokainës.
Dje, forcat e armatosura të Ekuadorit postuan video në platformën ‘X’ që tregonin pirgje të mëdha pakosh të mbështjella me mbështjellës plastik, disa prej të cilave kishin etiketa që mbanin emrat e linjave ajrore kryesore, në një vend në qytetin qendror ekuadorian të Vincennes.
🇪🇨 | La Police continuent à effectuer la fouille du périmètre extérieur de l’Estero Lagarto de #Vinces, où ont été trouvées jusqu’à présent environ 10 tonnes de substances, le poids total reste à
déterminer.#Ecuador #Equador #Equateur pic.twitter.com/HJQo1IzYzX— ★ Info Live Direct ★ (@infolivedirect) January 21, 2024
Konfiskimi vjen pasi zyrtarë të lartë amerikanë pritet të vizitojnë vendin, duke kërkuar lidhje më të forta në luftën kundër krimit, mes një goditjeje ushtarake ndaj bandave të nisur nga qeveria ekuadoriane, në të cilën 2700 persona janë arrestuar brenda 13 ditëve.
Sekuestrimi i së dielës tejkalon 9.6 tonë kokainë të zbuluar në vitin 2021 pas një muri të rremë në qytetin bregdetar të Guayaquil, i destinuar për t’u dërguar në Meksikë dhe SHBA, të cilat autoritetet vlerësuan atëherë se mund të sillnin tregtarët e drogës rreth 450 milionë dollarë.
Top Channel