Një masiv shkëmbi ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë një banesën e një 25-vjeçari në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Çarçovë. Sipas policisë, 25-vjeçari, i cili ka qenë në gjumë, ka mbetur i bllokuar në banesë dhe masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca mbërritën në vendngjarje dhe pas një ore nxorën shtetasin me iniciale Dh.V. I riu ndodhet në spitalin e Përmetit dhe mjekët po vlerësojnë nëse do të duhet trajtim më i specializuar për dëmtimet që i riu ka në të dy gjymtyrët e poshtme.

Zona e Çarçovës është e kërcënuar prej shembjes së shkëmbinjve përgjatë të paktën dy dekadave të fundit. Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në të shkuarën ku shkëmbinj janë shembur mbi banesa dhe mbi mjete që përshkonin rrugën nacionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA