Rrugët e Bulqizës të ngrira, nxënësit në vështirësi për të shkuar në shkollë! Në fshatra pengohen nga trashësia e dëborës

22/01/2024 09:39

Ulja e temperaturave, deri në minus 10 gradë, ka bërë që në shumë shkolla të njësive administrative Trebisht, Ostren, Zerqan, Gjoricë, Martanesh dhe Fushë Bulqizë, të ketë mungesa të nxënësve, për shkak të ngricave dhe trashësisë së dëborës, sidomos në shkollat që janë në zonat e thella.

Por të vështirë e kanë patur edhe nxënësit e shkollave të qytetit të Bulqizës, për shkak të temperaturave të ulëta dhe akullit në rrugë.

Gjatë ditës së sotme nxënësit janë detyruar të shoqërohen nga prindërit por dhe gjyshërit e tyre, të cilët edhe ata e kanë mjaft të vështirë të lëvizin edhe vetë.

“Jam detyruar ta dërgoj vetë pasi në rrugë dhe në shkallët nuk është hedhur kripë apo skorje, e kam shumë të vështirë edhe vetë pasi jam moshë e tretë”, shprehet një i moshuar.

Kujtojmë se gjatë dy ditëve por edhe gjatë ditës së sotme janë rrëzuar kalimtarë të shumtë në rrugë, për shkak të ngricave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA