Seanca në Gjykatën e Apelit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u shty për të martën.

Shkak u bë përfaqësuesi ligjor i burgjeve, i cili nuk ishte i pajisur me prokurë.

Beleri kërkon t’i jepet leje e posaçme për t’u betuar. Kërkesa iu rrëzua nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas, Beleri e apeloi çështjen në Gjykatën e Apelit.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën dyshimin për blerje votash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA