26/12 20:37
Temperaturat e ftohta që kanë përfshirë gjithë vendin tonë, e ndërsa veriu e juglindja është përfshirë nga ngricat, në Vlorë temperaturat më të ulëta janë 2 gradë celsius.
Por ky i ftohtë nuk i ka ndaluar të apasionuarit pas dhe detit të vijojnë me ritualin e tyre të notit.
Fatmir Kryekurti edhe pse është 73 vjeç dhe e ka notin ritual të përditshmërisë së tij.
Edhe Gëzim Brahimaj është i kudondodhur pranë detit dhe temperaturat nuk janë të ulëta sipas tij. 55 vjeçarit i vjen keq që të rinjtë nuk e aplikojnë notin në këto stinë të ftohta, teksa preferojnë telefonin dhe lokalet.
Kjo e hënë në Vlorë është konsideruar si një ndër ditët më të ftohta të këtij fundjanari.
Top Channel