Mbjellja e pemëve në lagjet e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës nis fushatën e re

22/01/2024 09:50

Bashkia e Tiranës ka hedhur themelet e një fushate të re të mbjelljeve në lagjet e kryeqytetit.

Kjo nismë ka për qëllim të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke krijuar hapësira të gjelbëruara dhe duke promovuar mbjelljen e pemëve në mjedisin urban.

Njësia 11, rruga e “Kosovarëve”; rruga “Sulejman Delvina” dhe ajo “Liman Kaba”, janë disa prej rrugëve ku ky aksion është shtrirë.

Ky projekt i ri i Bashkisë do të përfshijë zonat e ndryshme të qytetit dhe do të fokusohet në mbjelljen e pemëve që kanë vlera mjedisore dhe estetike. Bashkë me këtë, do të organizohen edhe aktivitete për pjesëmarrjen aktive të komunitetit në procesin e mbjelljes dhe ruajtjes së këtyre hapësirave të gjelbëruara.

Ky nisje e re shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qytetit të qëndrueshëm dhe është pjesë e angazhimit të Bashkisë për të përmbushur objektivat për mbjelljen e 2 milionë pemëve deri në 2030.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA