Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë mblidhen sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski do të mirëpresë liderët për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të marrin pjesë, bashkë me përfaqësues nga Bosnje-Hercegovina.

Përveç tyre, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Në mesin e zyrtarëve të BE-së do të jetë drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman dhe zyrtarë tjerë.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro. Pagesat është thënë se do të ekzekutohen vetëm pas përmbushjes së reformave të diskutuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA