Integrim në BE dhe bashkëpunim ekonomik/ Deklarata e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor pas takimit në Shkup

22/01/2024 21:21

Sot në Shkup është mbajtur takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin është diskutuar Plani i rritjes i BE-së për vendet e rajonit.

Në këtë takim kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Kosovës Albin Kurti, i Malit të Zi Millojko Spajiç, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në prani të drejtorit të përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Gert Jan Kompan dhe ndihmës sekretarit të Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brajan, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët.

Si pikë e parë të rëndësishme ata kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit brenda rajonit dhe integrimin në BE, duke pasur parasysh agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe krizat e vazhdueshme në Lindje të Mesme.

Liderët në deklaratën e përbashkët thonë se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e re për të promovuar konvergjencën ekonomike dhe sociale të rajonit.

Gjithashtu liderët zotohen për përkushtim për të shfrytëzuar mundësitë e Planit, në mënyrë që të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve për të ardhme më të qëndrueshme brenda BE-së.

Telegrafi shkruan se në deklaratë liderët thonë se do t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre për promovimin e integrimit ekonomik rajonal përmes Tregut të përbashkët rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së.

Më poshtë e keni deklaratën e përbashkët nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas takimit të sotëm të mbajtur në Shkup:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA