Fushë-Arrëzi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të motit të keq, prefektja e qarkut: Duhen shfrytëzuar të gjitha kapacitetet

22/01/2024 11:44

Në bashkinë e Fushë Arrëzit, e cila vazhdon të këtë probleme nga dëbora, shtabi i Emergjencave civile u mblodh për të diskutuar gjendjen.

Në ndihmë të bashkisë, shkuan edhe disa borëpastruese të tjera, ndërsa u shpërndanë ndihma me ushqime për 420 familje. Prefektja Majlinda Angoni, gjatë takimit me kryebashkiakun Hil Çurri, tha se gjendja e jashtëzakonshme ka disa kritere për t’u shpallur.

“Çdo bashki ka buxhetin e ndarë për situatën e emergjente dhe asnjëherë nuk mundemi të themi se po kapin lajmin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Ka disa kushte për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që ka bashkia në funksion. E kemi kuptuar vështirësinë e situatës. Rrugët nacionale janë të hapura”, tha Angoni,

Aktualisht, reshjet e dëborës kanë pushuar dhe po punohet për hapjen e rrugëve mes fshatrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA