Mbi 700 punonjës të spitalit rajonal Shkodër kanë dalë në protestë, me pretendimin se ende nuk kanë marrë pagat e muajit dhjetor.

Sindikata e Shëndetësisë bën përgjegjëse Ministrinë e Shëndetësisë për këtë situatë, pasi sipas saj, spitali rajonal i ka kryer të gjitha procedurat.

Këtë të hënë, një pjese e stafit ka dashur të bojkotojë punën, por është negociuar për të mos lënë pacientet pa shërbim. Nëse pagat nuk dalin, ata paralajmërojnë se do të ketë përshkallëzim të reagimit me ndërprerje të shërbimit. Sipas kreut të sindikatës, Paolo Kaceri, pagat duhet të kishin dalë që në javën e parë të janarit. Ai thotë se familjet e sektorit të shëndetësisë po paguajnë kostot e neglizhencës së ministrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA